Tensionet në Kuvend/ “Deputetët të kontribuojnë për proces të qetë parlamentar”, OSBE: Punimet pa pengesa dhe dialogu konstruktiv, thelbësore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Prezenca e OSBE në Shqipëri ka reaguar në lidhje me zhvillimet politike në vend, duke u shprehur se ata çmojnë partneritetin me Kuvendin e Shqipërisë.

OSBE theksoi se u bën thirrje deputetëve të kontribuojnë për një proces parlamentar të qetë e funksional.

Sipas tyre punimet e papenguara dhe dialogu konstruktiv në komisione janë thelbësore, ndërsa theksuan se përkushtimi për reformën zgjedhore mbetet i fortë.

“Çmojmë partneritetin tonë me Kuvendin e Shqipërisë! U bëjmë thirrje të gjithë deputetëve të kontribuojnë për një proces parlamentar të qetë e funksional. Punimet e papenguara dhe dialogu konstruktiv në komisione janë thelbësore. Përkushtimi ynë për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe në kohë mbetet i fortë. Angazhimi pozitiv i të gjithëve është vendimtar për të pasur sukses” thuhet në reagimin e OSBE.

Share This Article