Tensionet në veri/ KFOR: 25 ushtarë u plagosën nga sulmet e protestuesve serbë, situatë e papranueshme

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

KFOR ka konfirmuar se të paktën 25 ushtarë në radhët e tyre janë lënduar nga përplasjet me protestuesit serb në very të Kosovës. Në një njoftim zyrtarë, KFOR thekson se sulmi ndaj ushtarëve ishte i paprovokuar, ndërsa të lënduar kanë mbetur ushtarë italianë dhe hungarezë.

“Rreth 25 të plagosur nga kontingjenti shumëkombësh gjatë përmbajtjes së demonstruesve protestues që ndodhën në komunën e Zveçanit. Sot pasdite njësitet e KFOR-it janë vendosur në 4 komunat e Veriut të Kosovës me qëllim të përmbajtjes së demonstratave të dhunshme të ndodhura pasi kryetarët e sapozgjedhur ditëve të fundit tentuan të marrin detyrën.

Gjatë kundërshtimit të fringjive më aktive të turmës, disa ushtarë të kontingjentit italian dhe hungarez të KFOR-it ishin subjekt i sulmeve të paprovokuara dhe pësuan plagë traume me fraktura dhe djegie për shkak të shpërthimit të aparateve djegës”, thuhet në njoftim.

Komandanti i Misionit të KFOR-it, Gjeneral i Divizionit Angelo Michele Ristuccia, po ndjek situatën nga afër dhe ka deklaruar se sulmet ndaj ushtarëve janë të papranueshme.

Qytetarët serbë kanë vijuar protestat e tyre kundër krerëve të zgjedhur në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, për të cilët nuk pranojnë që të ushtrojnë detyrën e tyre në godinat komunale.

Share This Article