Tensionet në Veri – NATO-ja dislokon forca shtesë në Kosovë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas zhvillimeve të fundit në Veri të Kosovës ku 41 ushtarë të KFOR-it u lënduan të hënën në Zveçan, NATO-ja ka marrë vendim për angazhim të Forcës Operacionale Rezervë për Ballkanin Perëndimor, e cila ka qenë në gjendje gatishmërie për angazhim.

NATO-ja e ka bërë të ditur këtë vendim, përmes një postimi në Twitter.

“NATO dislokon forca shtesë në Kosovës. Në përgjigje të trazirave të fundit dhe plagosjes së 30 anëtarëve të forcave të NATO-s në Kosovë, NATO ka drejtuar vendosjen e Rezervës Operative”, thuhet në njoftim.

Në njoftim theksohet se ky vendimi për shtim të numrit të forcave është marrë, ashtu që KFOR-I të mund të garantojë sigurinë, në përputhje me mandatin që ka.

Ndërsa Admirali Stuart B. Munsch, komandant i NATO-s për forcat në Napoli, i ka përgëzuar ushtarët e KFOR-it për reagimin e shpejtë dhe të përmbajtur, për të parandaluar trazirat dhe për të shpëtuar jetë.

“Dhuna duhet të ndalet, dhe të gjitha palët duhet të shmangin veprime që minojnë paqen në Kosovë”, ka thënë Munsch.

Share This Article