• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Sunday, June 8, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Kosova
Tensionet në veri të Kosovës ashpërsuan gjuhën e Beogradit ndaj Gjermanisë, analistët: “Gjermania mik dhe armik i Serbisë“

Tensionet në veri të Kosovës ashpërsuan gjuhën e Beogradit ndaj Gjermanisë, analistët: “Gjermania mik dhe armik i Serbisë“

by albnews
24 December, 2022
in Kosova
0
3
VIEWS

Tensionet e fundit në veri të Kosovës kanë ashpërsuar tonin e deklaratave të Beogradit ndaj Gjermanisë. Nga njëra anë vlerësohet Gjermania për investimet, por shihet edhe si një nga qendrat antiserbe në botë.

Marrëdhëniet diplomatike mes Serbisë dhe Gjermanisë janë në të tatëpjetë dhe në një farë mënyre janë të lidhura me përpjekjet e Perëndimit për të përshpejtuar zgjidhjen përfundimtare të Kosovës.

Kur nisi retorika disi më e vendosur e Berlinit dhe Uashingtonit, për të arritur në mënyrë më të shpejtë dhe aktive një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme mes Beogradit dhe Prishtinës, udhëheqja e Serbisë fillimisht reagoi e përmbajtur, por situata ndryshoi në mënyrë dramatike javët e fundit.

Në shënjestër të deklaratave të ashpra të autoriteteve serbe më së shumti janë gjetur politikanët dhe ambasadorët gjermanë. Kritikat më të ashpra ndaj deklaratave të përfaqësuesve gjermanë i ka bërë kryeministrja serbe Ana Brnabiq, por këtu ka asistuar edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

Të ashpër me Gjermaninë

Deklaratat e ambasadorit gjerman në Prishtinë, Jërn Rohde, se barrikadat duhet të hiqen para Krishtlindjeve, kryeministri serb i vlerëson “ose të interpretuara keq, ose ambasadori ka pasur një goditje në tru para intervistës”, dhe i sheh ato “si kërcënim direkt” për serbët”.

Ana Brnabiq e cilësoi Viola von Cramon si “sekretare të përgjithshme false e Kombeve të Bashkuara dhe që ka marrë rolin e komandantit të KFOR-it”, ajo reagoi edhe ndaj vlerësimit të ministres së Jashtme gjermane, Analene Berbok se ishte i papranueshëm kthimi i forcave serbe në Kosovë, duke kërkuar shpjegim se “cila rezolutë e OKB-së duhet të respektohet dhe pse rezoluta 1244 po injorohet në rastin e Serbisë?”.

Mbështetje kësaj serie deklaratash i dha edhe presidenti i Serbisë, i cili tha se “zoti Rohde është i njohur për deklaratat e tij antiserbe dhe se Gjermania dëshiron dominim të plotë në Ballkan”.

Pozicion i ri i Serbisë?

Për gazetarin Nedim Sejdinoviq, amplifikimi i retorikës së ashpër do të thotë, para së gjithash, “përcaktim i pozicionit të ri ndërkombëtar të Serbisë, e cila distancohet nga Perëndimi në kontekstin e krizës se Ukrainës”.

Dimensioni tjetër është se qëndrimi antievropian i mediave tani po kthehet dhe po reflektohet edhe në skenën politike. Një moment i veçantë është Ana Brnabiq, e cila thjesht bën garë me shokët e partisë për të thënë atë që Aleksandar Vuçiq mendon me të vërtetë”, thotë Sejdinoviq për DW.

Mendoj se në këto deklarata pasqyrohet frika e partisë në pushtet se mund të hiqet mbështetja, që kanë pasur prej dhjetë vitesh, vlerëson për DW, Naim Leo Beshiri, drejtor i Institutit për Çështje Evropiane.

“Kryeministrja Brnabiq po merr tani rolin e Aleksandar Vulin-it, i cili ka qenë përgjegjës për sulmet ndaj vendeve të rajonit, NATO-s, BE dhe SHBA-së. Në këtë mënyrë Aleksandar Vuçiq po mundohet të testojë terrenin në skenën ndërkombëtare dhe se sa do të zemërohet Berlini për këtë, e që ta qetësojë situatën në mënyrën e tij për disa ditë”.

Nëse do të përpiqeshim të zbulonim përse është pikërisht Gjermania në fokus, bashkëbiseduesi ynë mendon se “presidenti i Serbisë mund të ketë informacione se Gjermania është e vetmuar në qwndrimin e saj të ashpër, kur është fjala për njohjen reciproke të Kosovës dhe Serbisë. Por ky nuk është qwndrim i ri i Gjermanisë dhe e vetmja gjë që ndryshon është pikëpamja e re e politikanëve gjermanë, që nuk janë të gatshëm t’u besojnë lehtë premtimeve të Vuçiqit dhe janë të gatshëm të marrin disa masa politike për këtë arsye”, thotë Beshiri për DW.

Gjermania mik dhe armik

Situata duket paksa e çuditshme, sepse nga njëra anë presidenti i Serbisë falënderon Gjermaninë për investimet e konsiderueshme dhe numrin e madh të vendeve të punës në kompanitë gjermane, që veprojnë në Serbi, dhe nga ana tjetër Gjermania shihet si një nga qendrat antiserbe në botë.

Nedim Sejdinoviq vëren, se “ka vërtet një ndryshim të dukshëm të marrëdhënieve pas ndryshimit të qeverisë në vetë Gjermaninë dhe se kjo në një farë mënyre mund të shihet si një lloj përgjigjeje ndaj politikës së ndryshuar të Berlinit, i cili ka gjithnjë e më pak mirëkuptim për lëvizjet autoritare të Aleksandër Vuçiqit”.

“Por ky në të vërtetë nuk është shembulli i vetëm i deklaratave kontradiktore të Vuçiqit, që po t’i rendisim të gjitha bashkë ato do të përjashtonin njwra-tjetrën”, thekson Sejdinoviq.

Qytetarët e Serbisë e shohin se kjo është një politikë skizofrene, shton Naim Leo Beshiri, por në prapaskenë mund të ndodhë që Vuçiq një gjë u premton partnerëve të huaj dhe krejtësisht ndryshe ia paraqet atë opinionit serb.

“Mendoj se ai tani bën atë që dëshiron Rusia, e kjo është ruajtja e status quo-s në Kosovë, që të bëhet konflikt i ngrirë, i cili të ngacmohet herë pas here në varësi të nevojave politike të ditës”, thekson drejtori i Institutit për Çështjet Evropiane.

Lufta kundër armikut të betuar

“Një kartë që nuk duhet përjashtuar, është edhe përpjeka që Gjermania të paraqitet si armik i madh i Serbisë”, thekson Nedim Sejdimoviq.

“Mendoj se ajo nuk përdoret ende shumë, por mund të përdorej më shumë kur bëhet fjalë për vendet e rajonit. Nëse Serbia vazhdon në rrugën e një lloj aleati të Rusisë në marrëdhëniet ndërkombëtare, ajo kartë e armikut të madh do të përdoret gjithnjë e më shumë dhe me këtë nënkuptoj qëndrimin ndaj gjithë komunitetit ndërkombëtar perëndimor”, thotë Sejdinoviq.

“Sondazhet e opinionit publik nga Instituti për Çështje Evropiane tregojnë se Gjermania shihet edhe si mike edhe armike e Serbisë”, thekson Naim Leo Beshiri.

“Është e qartë se një ndikim të madh në opinionin publik ka vetë presidenti serb, i cili çdo ditë është mysafir për disa orë në të gjitha frekuencat kombëtare. Ky qëndrim ambivalent është rezultat i politikës së tij. “Para disa muajsh kishim deklaratën e tij dashamirëse për Gjermaninë si mike e Serbisë, e sot kemi deklarata krejtësisht të kundërta nga presidenti dhe kryeministrja e Serbisë”, vlerëson Beshiri.

Përkeqësim i pashmangshëm i marrëdhënieve?

Drejtori i Institutit për Çështje Evropiane beson se “kjo retorikë do të analizohet në Berlin dhe se atëherë do të shohim pasojat në marrëdhëniet reciproke”.

“Gjermania nuk është më Angela Merkel, dhe imazhi i Vuçiqit si një lloj reformatori është zbehur. Por nuk është vetëm Gjermania që duhet të rishqyrtojë bashkëpunimin me Aleksandar Vuçiqin, një qëndrim i tillë po dëgjohet gjithnjë e më shumë edhe në kryeqytetet e tjera evropiane”, thekson Beshiri.

Nedim Sejdinoviq mendon se “pavarësisht nga retorika e përmendur, marrëdhëniet e ndërsjella do të përkeqësohen pashmangshëm për shkak të krizës ukrainase dhe se do të ketë gjithnjë e më pak mirëkuptim për situatat e brendshme në Serbi dhe për mungesën e vullnetit për zgjidhjen e çështjes së Kosovës”.

“Kjo praktikisht mund të nënkuptojë që Serbia do të përfundojë në stolin e rezervave të integrimit evropian – ka të ngjarë pa ndonjë ndëshkim apo sanksion të veçantë – por gjithsesi do të ketë ndikim negativ në ekonominë dhe qytetarët e Serbisë”, përfundon Sejdinoviq. /dw/

Previous Post

“Për 10 vite nuk e duroja dot Barack Obama-n,” Michelle rrëfen problemet me ish-presidentin

Next Post

Nga fshatrat e Rumanisë, te finalja e Kupës së Botës, stjuardesa që i dha trofeun Messi-t

albnews

albnews

Related Posts

VIDEO/ ‘Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri’, tifozët kuqezi shpalosin banderolën e madhe
Albania

VIDEO/ ‘Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri’, tifozët kuqezi shpalosin banderolën e madhe

7 June, 2025
Ndeshja historike me Serbinë në Tiranë, shqiptarët e Kosovës marshojnë drejt kryeqytetit për kuqezinjtë
Albania

Ndeshja historike me Serbinë në Tiranë, shqiptarët e Kosovës marshojnë drejt kryeqytetit për kuqezinjtë

7 June, 2025
Futën 14 valixhe me ilaçe dhe 300 mijë euro nga Rinasi, Prokuroria çon në gjyq 5 shqiptarë
Albania

Futën 14 valixhe me ilaçe dhe 300 mijë euro nga Rinasi, Prokuroria çon në gjyq 5 shqiptarë

6 June, 2025
Next Post
Nga fshatrat e Rumanisë, te finalja e Kupës së Botës, stjuardesa që i dha trofeun Messi-t

Nga fshatrat e Rumanisë, te finalja e Kupës së Botës, stjuardesa që i dha trofeun Messi-t

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Shqipëria tregon karakter ndaj Serbisë, barazim pa gola në Tiranë, Manaj humb penalltinë vendimtare

Shqipëria tregon karakter ndaj Serbisë, barazim pa gola në Tiranë, Manaj humb penalltinë vendimtare

7 June, 2025
VIDEO/ ‘Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri’, tifozët kuqezi shpalosin banderolën e madhe

VIDEO/ ‘Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri’, tifozët kuqezi shpalosin banderolën e madhe

7 June, 2025
Fshatra të qetë, lumenj të egër dhe aventura të pazakonta, The Time: Ana sekrete e jugut të Shqipërisë

Fshatra të qetë, lumenj të egër dhe aventura të pazakonta, The Time: Ana sekrete e jugut të Shqipërisë

7 June, 2025
Berisha kthehet në seli: Brukseli kushtëzoi integrimin me rikthimin e demokracisë

Berisha kthehet në seli: Brukseli kushtëzoi integrimin me rikthimin e demokracisë

7 June, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4837 shares
    Share 1935 Tweet 1209
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2442 shares
    Share 977 Tweet 611
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1897 shares
    Share 759 Tweet 474
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1827 shares
    Share 731 Tweet 457
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1708 shares
    Share 683 Tweet 427
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM