Tensionet në veri të Kosovës/ Policia dhe EULEX-i rrethojnë zyrën e KKZ-së, dyshohet për bombë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas EULEX-it, në Mitrovicën e Veriut ka mbërritur edhe Policia e Kosovës.Sipas mdieve kosovare ekipet e Policisë kanë rrethuar  zyrën e  Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicën e Veriut, pasi dyshohet për një bombë brenda kësaj zyre.

Më herët gjatë  ditës së sotme,  veri të Kosovës janë dëgjuar disa shpërthime, që ka tensionuar  edhe situatën atje.

Kujtojmë se serbët në veri nuk kanë lejuar sot që zyrtarët komunal të zgjedhjeve të kryejnë detyrën e tyre, lidhur me zgjedhjet lokale që do të mbahen me 18 dhjetor.

 “Në orët e para të pasdites së sotme, në disa zona të Zubin Potok-ut dhe Mitrovicës Veri janë regjistruar disa incidente (dyshohet shkrepje armësh e shpërthime), por deri në këto momente nuk janë raportuar lëndime nga këto incidente, përderisa raportohet se protestuesit kanë demoluar zyrat e komisionit komunal zgjedhor”, thuhej në komunikatën e Policisë.

Share This Article