Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka akuzuar Kosovën se nuk ka zbatuar Marrëveshjen e Ohrit që u arrit mes dy vendeve. Në një intervistë për CNN, Vuçiç ka komentuar edhe deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili akuzoi Beogradin se i jep urdhra “milicisë fashiste” për trazira.
Sipas Vuçiç, janë regjistruar 353 sulme etnike ndaj serbëve që kur Kurti ka ardhur në pushtet.
“Kjo thotë më shumë për të se për ne. Mysafiri juaj foli për një marrëveshje që nuk u zbatua. Serbët e bënë, por nuk e përmbushën marrëveshjen, ata kishin dy gjëra të rëndësishme, Kosova duhej të formonte Asociacionin, ata nuk e bënë, nuk po e bëjnë dhe as nuk duan ta bëjnë, dhe çështja e dytë janë zgjedhjet”, tha Vuçi. Ai i quan 97 për qind të njerëzve në veri fashistë, kriminelë, nacionalistë ekstremë, njerëz të shantazhuar. Çfarë ka ndodhur në të vërtetë? Serbët kërkojnë siguri për familjet e tyre dhe veten e tyre. Dhe që kur Kurti erdhi në pushtet, ne kemi regjistruar 353 sulme etnike ndaj serbëve, dhe ky është numri më i madh i sulmeve ndaj serbëve që nga viti 2008, kur ata shpallën ilegalisht pavarësinë”, tha Vuçiç.
I pyetur se si mund të stabilizohet situata, Vuçiç tha se vazhdimisht u bën thirrje serbëve të jenë të qet, teksa tha se protestuesit kërkojnë tërheqjen e kryetarëve shqiptarë të komunave në veri.
“Ne gjithashtu na vjen keq që u plagosën ushtarët e KFOR-it dhe këtë e kemi bërë të qartë. Serbët po protestojnë në mënyrë paqësore. Mjekët, infermierët, profesorët të gjithë po protestojnë në mënyrë paqësore. A i ka shantazhuar dikush ata njerëz? Jo, ata vetëm duan që kryetarët ilegalë të komunave të tërhiqen”, tha ai.
I pyetur nëse Serbia është e gatshme ta njohë pavarësinë e Kosovës, Vuçiç theksoi se pavarësia nuk është në tavolinë dhe se në Ohër dhe në Bruksel është biseduar për normalizim e jo për njohje.
“Ne e njohim vetëm Kartën e OKB-së, dhe kjo është gjithçka që njohim. Por ne jemi gjithmonë të gatshëm të diskutojmë zgjidhje kompromisi. Dhe kjo është ajo që kemi bërë gjithmonë. Pyetja e vërtetë është pse dikush dëshiron të përshkallëzojë situatën“, tha ai.