Tensionet në veri/ Vuçiçi: Prishtina nuk pranon të mbajë zgjedhje

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thënë se autoritetet në Kosovë nuk duan zgjedhje në veri.

“Lërini të bëjnë punën e tyre thonë, por ata as nuk i duan ato zgjedhje, nuk duan asgjë”, është shprehur Vuçiçi.

Ndërsa u pyet lidhur me deklaratën e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, i cili një ditë më parë ka thënë se Kosova nuk duhet të shpallë zgjedhje në komunat me shumicë serbe në veri derisa Bashkimi Evropian të heqë masat ndëshkuese të vendosura ndaj Kosovës, për të cilën tha se qëndrimi i tij është që të ketë zgjedhje sa më shpejt.

“Ne nuk i komentojmë komentet. Megjithatë ne shfrytëzojmë rastin për të përsëritur se BE-ja pret nga palët që të implementojnë kërkesat që janë shprehur në deklaratën e 27 vendeve të BE-së me 3 qershor të vitit 2023. Kjo përfshin qartë se zgjedhjet e jashtëzakonshme duhet të shpallen sa më shpejtë që të jetë e mundur, të organizohen në mënyrë gjithëpërfshirëse në të gjitha katër komunat Serbe në veri. Nga serbët e Kosovës pritet që të marrin pjesë në këto zgjedhje”,  ka thënë ai.

Share This Article