Tensionet Uashington-Pekin, shefi i CIA-s vizitë të fshehtë në Pekin

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në një përpjekje për të përmirësuar komunikimin midis Pekinit dhe Uashingtonit, shefi i CIA-s, Ëilliam Burns ka vizitura Kinën muajin e kaluar për të zhvilluar bisedime me homologët kinezë.

Sipas njërit prej zyrtarëve amerikanë, vizita në maj e Ëilliam Burns e cila u raportua për herë të parë nga “The Financial Times”, vjen në një kohë kur Uashingtoni përpiqet të qetësojë tensionet me Pekinin dhe të rivendosë linjat e komunikimit mes frikës se një keqkomunikim midis dy fuqive globale mund të çojë në konflikte.

Lajmi për vizitën në Kinë të shefit të CIA-s vjen në një kohë kur administrata e presidentit amerikan Joe Biden ka bërë presion për të rivendosur komunikimin dhe për të caktuar takime midis zyrtarëve të lartë në Uashington dhe Pekin.

Muajin e kaluar, drejtori Burns udhëtoi për në Pekin ku u takua me homologët kinezë dhe theksoi rëndësinë e mbajtjes së linjave të hapura të komunikimit në kanalet e inteligjencës”, tha një zyrtar amerikan për agjencinë e lajmeve Reuters.

Burns u takua me zyrtarë të inteligjencës kineze, por jo me ndonjë nga lidershipi politik i Pekinit apo zyrtarë të politikës së jashtme kineze. CIA, e cila nuk njofton rregullisht vizita të tilla, nuk pranoi të komentojë për udhëtimin e Burns në Kinë, transmeton Al Jazeera.

Lidhjet midis Pekinit dhe Uashingtonit janë vënë janë në tension muajt e fundit për çështje që variojnë nga historia e Tajvanit dhe e Kinës për të drejtat e njeriut deri te aktiviteti ushtarak në rritje i Pekinit në Detin e Kinës Jugore dhe marrëdhëniet e ngushta me Rusinë.

Share This Article