Tensionet Ukrainë-Rusi, Pendarovski: Maqedonia e Veriut ka bërë të gjitha përgatitjet për skenarët e mundshme

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë tha se mes tjerash është diskutuar edhe për tensionet aktuale në kufirin mes Ukrainës dhe Rusisë, përcjell TV21. I pari i shtetit tha se Maqedonia e Veriut ka bërë përgatitjet obliguese si anëtare NATO-s.

“Maqedonia e Veriut si anëtare e NATO-s ka qenë e obliguar për t’i bërë, dhe i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për skenarët e mundshme në varësi se si do të zhvillohen rrjedhat e ngjarjeve në periudhën në vazhdim në atë pjesë të botës. Në këtë drejtim, i përshëndesim përpjekjet e diplomatëve që po zhvillohen në nivele të ndryshme, që po i ndërmarrin faktorët kryesorë në komunitetin ndërkombëtarë, me çka i jepet shans dialogut dhe bisedimeve, e jo armëve dhe retorikës ushtarake”, tha presidenti Pendarovski.

Share This Article