Tensionet/ Vuçiç: Kurti do ndërmarrë ofensivë të re ndaj serbëve në veri të Kosovës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se javën e ardhshme në veri të Kosovës pritet një ofensivë e re shtesë e Albin Kurtit.

Sipas Vuçiçit, kryeministri Albin Kurti kërkon të të jetë një Enver Hoxha i ri apo Volodymyr Zelensky i Ukrainës.

 “Nuk mund të shikosh në mënyrë racionale pse ata po e bëjnë diçka të tillë. Ai thjesht dëshiron të jetë Zelensky i ri” tha presidenti Vuçiç në TV Prava ndërsa shtoi se pret një ofensivë të madhe në Ukrainë, që sipas tij “do të vazhdojë për dy javë” dhe se Kurti sipas Vuçiçit “do të përdorë terror të ashpër ndaj serbëve.”

Vuçiç ka theksuar se Perëndimit “nuk i intereson”  për të drejtat e serbëve në Kosovë.

EULEX-i monitoron 109 raste të serbëve të arrestuar, 11 në periudhën e fundit kanë qenë në paraburgim. Ka njerëz që kanë qenë në paraburgim për dy vite, pa bazë dhe pastaj thonë se është sundim i ligjit”, shprehet Vuçiç.

Vuçiç ka përmendur edhe rastin e ndalimit të djalit të tij në Kosovës gjatë festës së Vivodanit. Sipas Vuçiçit, Policia e Kosovës ka gënjyer kur ka deklaruar se e detyroi djalin e tij Danilo të hiqte bluzën me mbishkrimin: Dorëzimi nuk është opsion, transmeton Tanjug. 

As fanellën e as flamurin serb, sa të jetë gjallë, nuk ia jep askujt”, ka theksuar Vuçiç.

Share This Article