Tensionohet protesta te “Pallati me Shigjeta”, Agron Gjekmarkajt i bie të fikët

albnews
By
1 Min Read

Përplasje mes policisë dhe protestuesve ka patur në zonën e Pallatit me Shigjeta.

Deputeti Agron Gjekmarkaj nuk është ndjerë mirë nga përplasja me policinë dhe është rrëzuar në tokë.

Teksa shumë protestues e kanë rrethuar duke i hedhur ujë dhe duke qenë të irrituar me policinë.

Gjekmarkaj para ngjarjes deklaroi se ai ishte sulmuar nga policia. Ai theksoi se policët e kanë përplasur dhe goditur me shkelma edhe pse e dinin që ishte deputet.

Share This Article