ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës 57 minutes ago
Nuk ndalen protestat/ Qytetarët në Bukuresht dynden në sheshe 58 minutes ago
Mbrojtja Baltike/ Fillon ndërtimi i bunkerëve në Estoni përgjatë kufirit me Rusinë  60 minutes ago
Sulmet në Siri, Departamenti i Mbrojtes: Bien viktimë një përkthyes dhe dy ushtarë amerikan  1 hour ago
Berisha tenton arratisjen nga burgu i Lezhës, liria i zgjat vetëm 500 metra  1 hour ago
Next
Prev
Home Bota

Tentativat për të manipuluar zgjedhjet në Xhorxha, juria e madhe rekomandon ngritjen e akuzave për tre senatorë amerikanë

albnews by albnews
8 September, 2023
in Bota
0
Tentativat për të manipuluar zgjedhjet në Xhorxha, juria e madhe rekomandon ngritjen e akuzave për tre senatorë amerikanë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një juri e madhe speciale në Xhorxha rekomandoi ngritjen e akuzave kundër një senatori që është në detyrë aktualisht, si dhe dy ish-senatorëve amerikanë, të cilët prokurorët nuk i paditën.

Paneli po hetonte përpjekjet e supozuara të Donald Tramp për të ndryshuar rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020 në këtë shtet. Juria kishte votuar për të rekomanduar ngritjen e padive kundër senatorit të Karolinës së Jugut, Lindsi Graham (Lindsey Graham), si dhe 2 ish-senatorëve të Xhorxhas, Kelli Lofler (Kelly Loeffler) dhe Devid Perdu (David Perdue).

RelatedPosts

Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës

Nuk ndalen protestat/ Qytetarët në Bukuresht dynden në sheshe

Mbrojtja Baltike/ Fillon ndërtimi i bunkerëve në Estoni përgjatë kufirit me Rusinë 

Raporti i pa redaktuar i panelit u publikua të premten. Ai ofron një pamje më të qartë të të menduarit të jurisë sekrete ndërsa hetonin nëse Tramp dhe aleatët e tij shkelën ligjin në Xhorxha gjatë zgjedhjeve të 2020.

Juria e madhe për qëllime speciale e përfundoi punën e saj këtë pranverë, por raporti i saj, deri tani, ishte publikuar vetëm pjesërisht. Prokurorja e Qarkut Fulton, Fani Uillis (Fani Willis), e krijoi jurinë speciale të madhe menjëherë pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 në SHBA. 

Ndryshe nga një juri tipike e madhe, ky organ kishte edhe kompetenca hetuese. Dokumenti tregon se juristët rekomanduan akuza kundër secilit objektiv të hetimit të zonjës Uillis. 

Juria e madhe e posaçme rekomandoi akuza edhe për figura të tjera kryesore rreth zotit Tramp, duke përfshirë ish-këshilltarin e tij të sigurisë kombëtare Maikëll Flin (Michael Flynn), avokatin dhe ndihmësin Boris Epshtain (Boris Epshteyn) dhe avokaten Sleta Mitçell (Cleta Mitchell). 

Por asnjë nuk u padit përfundimisht. Juria e madhe speciale përfundoi punën e saj këtë pranverë dhe e dorëzoi raportin e saj përfundimtar në maj. 

Pjesa më e madhe e saj ka mbetur e vulosur deri më tani. Zonja Uillis ngriti një juri të dytë, tipike të madhe këtë verë, e cila votoi për të paditur zotin Tramp dhe 18 bashkëpunëtorë të tjerë në një rast të shantazhit gjithëpërfshirës në fund të gushtit. Të gjithë janë deklaruar të pafajshëm për këtë rast.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës

Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës

14 December, 2025
Nuk ndalen protestat/ Qytetarët në Bukuresht dynden në sheshe

Nuk ndalen protestat/ Qytetarët në Bukuresht dynden në sheshe

14 December, 2025
Mbrojtja Baltike/ Fillon ndërtimi i bunkerëve në Estoni përgjatë kufirit me Rusinë 

Mbrojtja Baltike/ Fillon ndërtimi i bunkerëve në Estoni përgjatë kufirit me Rusinë 

14 December, 2025
Sulmet në Siri, Departamenti i Mbrojtes: Bien viktimë një përkthyes dhe dy ushtarë amerikan 

Sulmet në Siri, Departamenti i Mbrojtes: Bien viktimë një përkthyes dhe dy ushtarë amerikan 

14 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result