Tentohet të rrëmbehet vajza 1 muajshe e Neymar! 2 persona të armatosur hyjnë në banesën e ish-partneres së tij, i marrin peng prindërit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shtëpia e të dashurës së futbollistit Brazilian Neymar ka rënë pre e grabitjes së fundmi në San Paulo të Brazilit. Mediat e huaja shkruajnë se 2 persona të armatosur kanë hyrë në shtëpinë e Bruna Biancardit ditën e djeshme në tentativë për të rrëmbyer foshnjën 1 muajshe të modeles dhe futbollistit të njohur.

Në shtëpi kanë qenë vetëm prindërit e modeles, të cilëve grabitësit u morën sende me vlerë.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Ngjarja po hetohet si tentativë rrëmbimi, ndërsa dyshohet se 2 personat e armatosur janë ndihmuar nga një i tretë i cili ishte banor i zonës.

Neymar aktualisht ndodhet në Arabinë Saudite pasi nënshkroi për Al-Hilal në gusht.

Share This Article