Tentoi të arratiset nga burgu i Fierit, i akuzuari për vrasjen e Xhuljan Bullarit çau murin e qelisë, por u kap nga punonjësit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tentoi arratisjen në orët e para të mëngjesit të së mërkurës Bledar Selmanaj pasi çau murin e qelisë duke e goditur me grushte.

Selmanaj i paraburgosur, i akuzuar për vrasjen e shokut  të tij në Vlorë, Xhuljan Bullarit, është në pritje të dënimit teksa prokuroria ka kërkuar dënim të përjetshëm.

Burime zyrtare nga DPB thanë se Selmanaj pasi mbështolli duart me peshqir dhe çarçafë, goditi murin e qelisë në katin e parë, duke hapur një të çarë në të. Pas kësaj ai ka dalë në oborrin e burgut dhe është ngjitur në tarracë nëpërmjet tubave të kullimit.

Aty sipas burimeve konfidenciale nga burgu i Fierit, Selmanaj kishte një litar me të cilin do të zbriste duke vazhduar arratisjen. Por stafi i sigurisë së burgut ka arritur ta kapë duke e dërguar qeli, këtë herë jo në qeli të zakonshme por në  izolim. 

Drejtori i burgjeve Klevis Qose organizoi direkt një takim inspektimi dje në burgun e Fierit, ndërsa tashme Selmanajt do t’i shtohet dënimi pas kësaj kësaj tentative të radhës.

Share This Article