Tentoi të blinte kundërajror dhe të trafikonte drogë në SHBA, arrestohet bosi i “yakuza”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Autoritetet amerikane kanë arrestuar liderin e një grupi të organizuar kriminal japonez, me akuzat e trafikimit të lëndëve narkotike në SHBA dhe zotërimin e armëve, përfshirë një kundërajror.

Prokurorët federalë në Manhatan thanë për CNN se Takeshi Ebisawa, bosi i njërit prej familjeve kriminale japoneze të njohura si “yakuza”, ka dashur të blejë predha për grupet rebele në Mianmar, në një diskutim që ka bërë me një agjent të infiltruar të DEA-s amerikane.

Mendohet se armët do të përdoreshin edhe për të mbrojtur anijet me drogë, që do të shkonin në SHBA.

“Heroina dhe metamfetamina ishin destinuar për në Nju Jork”, tha Damian Williams, prokurori i distriktit jugor të Nju Jorkut.

57-vjeçari Ebisawa është arrestuar në Manhatan gjatë kësaj jave dhe rrezikon të dënohet me burgim të përjetshëm.

Share This Article