Tentoi të destabilizonte vendin, Moldavia “mbyll” partinë proruse

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjykata Kushtetuese në Moldavi vendosi të shpallë jokushtetuese partinë proruse Sor, e cila prej disa kohësh ka organizuar protesta kundër qeverisë në vend, në një përpjekje që sipas autoriteteve kishte si qëllim të destabilizonte vendin.

Partia Sor, e kryesuar nga biznesmeni Ilan Shor, është vënë në shënjestër nga Perëndimi dhe Kishinau dhe madje Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë vendosur sanksione ndaj tij.

Sipas vendimit të gjykatës, partia konsiderohet e shpërbërë në mënyrë të menjëhershme, për këtë arsye Ministria e Drejtësisë do të krijojë dhe një komision që do të merret me të gjitha procedurat ligjore.

Shor mohon se protestat janë pjesë e përpjekjeve për të destabilizuar Moldavinë ose pjesë e një kërcënimi rus dhe ka akuzuar Sandu se e ka çuar Moldavinë drejt falimentimit.

Manjatit të biznesit iu rrit dënimi në mungesë muajin e kaluar në 15 vjet burg në lidhje me vjedhjen e 1 miliard dollarëve nga bankat moldave në 2014-2015, ekuivalente me një të tetën e prodhimit vjetor kombëtar.

Share This Article