I dënuar me burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë, Maksim Çela, tashmë ka nisur një kalvar tjetër gjyqesh, por jo në Shqipëri. Pasi planifikoi që të hidhte në herë stadiumin “Roza Haxhiu” në Lushnje, ai u nis drejt Mbretërisë së Bashkuar me një pasaportë false.
59-vjeçari shkoi në Britani si azilkërkues në përpjekje për t’u bashkuar me familjen e tij, pasi kreu 23 vite burg për vrasjen e një polici më 14 prill të vitit 2000. M.Ç nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare, si pjesë e një prej bandave të Lushnjes, ai është i përfshirë në shumë vepra penale. Ishte pikërisht kjo “dega” pas të cilës ai mbahet fort për të qëndruar në Britani.
Ai pretendon se nëse kthehet në Shqipëri, do ta vrasin bandat e krimit për shkak të gjakmarrjes, e hakmarrjes. Duket e habitshme se si një kriminel i kërkuar nga drejtësia, po përdor ligjin për të qëndruar në Britani.
I lindur në qytetin shqiptar të Lushnjës, M.Ç pretendon se dikur ka qenë biznesmen dhe ka drejtuar një biznes shitje makinash në Gjermani si dhe ka punuar në një klinikë dentare dhe një spital.
Ai kishte planifikuar të shpërthente një bombë në stadiumin e Lushnjes në vitin 2000. Pas zbulimit të komplotit në vitin 2001, gjykata e e dënoi atë me pesë vite burg.
Ndërkohë në vitin 2006 u dënua me 25 vjet burg për “pjesëmarrje në organizata kriminale”, vrasjen e një oficeri policie dhe prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve. Ai u lirua në dhjetor të vitit 2022, pasi kishte kryer më shumë se 23 vite nga dënimi i tij 25-vjeçar.
Në dhjetor të viti 2022 ai u largua nga Shqipëria për në Spanjë, udhëtoi për në Itali dhe më pas fluturoi për në Mbretërinë e Bashkuar me atë që ai pranoi se ishte një pasaportë false, duke mbërritur në Heathroë në janar të vitit 2023.
Kur u intervistua fillimisht nga Zyra e Brendshme, M.Ç pohoi se “tre grupe të tmerrshme bandash” po i “vinin pas” atij dhe familjes së tij, sepse kishte qenë anëtar i “bandës së Lushnjës”.
Në një letër drejtuar gjykatës të shkruar në emër të tij thoshte se anëtarët e bandës rivale do ta “ekzekutonin atë për hakmarrje” nëse ai kthehej që atëherë ka ndryshuar historinë e tij, thonë avokatët e Home Office, duke pretenduar se ai kurrë nuk ishte me të vërtetë një anëtar i bandës.