ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Dyshohen nga burime krimiane/ Sekuestrohen 18 asete me vlerë 3 milionë euro në pronësi të noteres Sanja Telhallari 3 minutes ago
Si të ulni tensionin e lartë me tri metoda natyrale 5 minutes ago
Dosja “Partizani”/ Nis seanca në GJKKO, Berisha përfaqësohet nga avokatët, i pranishëm Malltezi 8 minutes ago
Sherr mes turistëve në Shijak, 2 norvegjezët sulmojnë 31-vjeçaren britanike, Policia i merr nën procedim 2 hours ago
20 miliardë dollarë në ditë dëm nga sulmet kibernetike 2 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Tentoi të kalonte në Portin e Durrësit 44 mijë euro të padeklaruara dhe mallra kontrabandë, pranga shoferit të linjës Vlorë-Itali

albnews by albnews
19 July, 2023
in Albania
0
Tentoi të kalonte në Portin e Durrësit 44 mijë euro të padeklaruara dhe mallra kontrabandë, pranga shoferit të linjës Vlorë-Itali
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një 53-vjeçar është arrestuar pasi ka tentuar që të fusë nëpërmjet portit të Durrësit 44 mijë euro të padeklaruara si edhe mallra kontrabandë. Në pranga ka rënë Nuri Alushi, i cili po drejtonte furgonin e linjës Vlorë-Itali.

Referuar njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, gjatë kontrollit të ushtruar në furgon, në pjesën e tapicerisë, u gjetën të fshehura 44 mijë euro, sasi e konsiderueshme pesticidesh, ilaçe dhe pije, të cilat 53-vjeçari tentoi t’i kalonte pa i deklaruar. 

RelatedPosts

Sherr mes turistëve në Shijak, 2 norvegjezët sulmojnë 31-vjeçaren britanike, Policia i merr nën procedim

Gëlltiti kokainën që mos ja gjente policia, përfundoi në spital i riu në Elbasan

Shuhet sopranoja Luiza Çako, bashkëshortja e Gaqo Çakos

Për këtë arsye, ai u arrestua dhe ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë” dhe “Kontrabanda me mallra të licencuar”. 

Port Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Destinacioni”, sekuestrohen 44 000 euro të padeklaruara në doganë dhe mallra të kontrabanduara.

Operacioni, falë inteligjencës policore se me një furgon po trasportohej një shumë e konsiderueshme eurosh, me qëllim shmangien e deklarimit në doganë.

Tentoi të fuste në vendin tonë, 44 000 euro që i kishte fshehur në furgonin e tij, me qëllim mosdeklarimin konform ligjit, si dhe mallra të tjera (medikamente, pesticide dhe pije), arrestohet në flagrancë 53-vjeçari.

Shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, kanë intensifikuar kontrollet, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme të finalizuara për parandalimin e futjes së sasive të konsideruehsme të parave të padeklaruara, që dyshohet se janë të përfituara nga veprimtraria kriminale. Bazuar në analizën e riskut dhe në inteligjencën policore, në bashkëpunim me autoritetet doganore, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Destinacioni”.

Në kuadër të operacionit, shërbimet e Policisë Kufitare kaluan në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, automjetin tip furgon të linjës Vlorë-Itali, që drejtohej nga shtetasi N. A.

Gjatë kontrollit të ushtruar në furgon, në pjesën e tapicerisë, shërbimet e Policisë, duke përdorur metodat bashkëkohore të kontrollit, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 44 000 euro, sasi e konsiderueshme pesticidesh, medikamente mjekësore dhe pije, të cilat shtetasi N. A. tentoi t’i kalonte pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi N. A., 53 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë” dhe “Kontrabanda me mallra të licencuar”.

Në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.Njoftimi i Policisë së Shtetit

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Dyshohen nga burime krimiane/ Sekuestrohen 18 asete me vlerë 3 milionë euro në pronësi të noteres Sanja Telhallari

Dyshohen nga burime krimiane/ Sekuestrohen 18 asete me vlerë 3 milionë euro në pronësi të noteres Sanja Telhallari

29 September, 2025
Si të ulni tensionin e lartë me tri metoda natyrale

Si të ulni tensionin e lartë me tri metoda natyrale

29 September, 2025
Dosja “Partizani”/ Nis seanca në GJKKO, Berisha përfaqësohet nga avokatët, i pranishëm Malltezi

Dosja “Partizani”/ Nis seanca në GJKKO, Berisha përfaqësohet nga avokatët, i pranishëm Malltezi

29 September, 2025
Sherr mes turistëve në Shijak, 2 norvegjezët sulmojnë 31-vjeçaren britanike, Policia i merr nën procedim

Sherr mes turistëve në Shijak, 2 norvegjezët sulmojnë 31-vjeçaren britanike, Policia i merr nën procedim

29 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result