Tentoi të vriste nënë e bir duke i përplasur me automjet, në pranga 38-vjeçarit në Vaun e Dejës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se tentoi të vriste nënë e bir duke i përplasur me automjet. Pas hekurave ra Mersin Mlloja. “Tentoi të vriste 2 shtetas (nënë e bir), për motive të dobëta, duke i përplasur me automjet, në korsinë e dedikuar për këmbësorë, kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari. Sekuestrohet automjeti që drejtonte 38-vjeçari Mersin Mlloja.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, menjëherë pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte përplasur me automjetin që drejtonte, 2 shtetas që po kalonin në korsinë e dedikuar për këmbësorë, kanë nisur menjëherë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.

Në përfundim të veprimeve të kryera në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të DVP Shkodër, u arrestua në flagrancë shtetasi: M. M., 38 vjeç, banues në fshatin Kosmaç, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.

Ky shtetas, më datë 15.03.2024, në Bushat, dyshohet se për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë, duke i përplasur me automjetin që drejtonte, në korsinë e dedikuar për këmbësorë, 2 kolegët e tij, shtetasit D. N., 60 vjeçe dhe K. N., 32 vjeç (nënë e bir), të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Automjeti që drejtonte shtetasi M. M. është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.”, sqaron policia.

Share This Article