Tentoi t’i largohej “Shqiponjave” gjatë kontrollit për armë por përplasi disa mjete dhe plagosi dy persona, kapet i riu në Tiranë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një kontroll i mjeteve për posedim të armëve pa leje në Tiranë është kthyer në një aksident të shumëfishtë duke lënë të plagosur dy persona.

Ngjarja ka ndodhur në orën 12:30, tek Liqeni i Thatë, ku pas sinjalizimit për posedim të armëve të zjarri pa leje, efektivët e “Shqiponjave” kanë ndaluar drejtuesin e mjetit, 31-vjeçarin I. K.

Pas ndalimit, në momentin që efektivët i kanë bërë të ditur se ndaj tij dhe automjetit do ushtrohej kontroll, 31-vjeçari ka vijuar lëvizjen me shpejtësi duke përplasur disa automjete dhe 1 motomjet.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri në motomjet, të cilët ndodhen në spital.

Pas një ndjekje intensive u bë ndalimi i automjetit ku u gjet një pistoletë, ndërsa 31-vjeçari u vu në pranga.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Share This Article