Tentuan të korruptojnë policët, 66 shoferë të kapur në flagrancë në Tiranë nga janari deri në korrik

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Janë 66 shoferë të kapur në flagrancë në Tiranë, duke tentuar të korruptojnë efektivët, përgjatë periudhës janar-korrik 2023.

Shifra është bërë me dije nga Policia Rrugore, ndërsa për këta shoferë janë referuar materialet në Prokurori, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Po ashtu, Policia Rrugore thekson se në rrugët e kryeqytetit ka kontrolle të shtuara, me qëllim rritjen e sigurisë.

Kontrolle të shtuara dhe të dedikuara, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në kryeqytet. Rëndësi e veçantë i është kushtuar ndëshkimit të drejtuesve të mjeteve të cilët në kundërshtim me Kodin Rrugor, kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e detyrimeve ligjore apo të masave administrative. Gjatë periudhës janar – korrik 2023 janë kapur në flagrancë 66 drejtues mjetesh që kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, për të cilët janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Share This Article