Tërheqja nga Kombëtarja shqiptare e 4 futbollistëve, ceremoni e veçantë në ‘Air Albania’ para ndeshjes me Çekinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ditën e sotme, Kombëtarja shqiptare luan në stadiumin ‘Air Albania’ kundër Çekisë, ndeshje e vlefshme për Nations League.

Pak minuta para nisjes së ndeshjes, është zhvilluar një ceremoni lamtumire për 4 lojtarët që u tërhoqën nga Kombëtarja, Emir Lenjani, Odise Roshi, Klaus Gjasula dhe Bekim Balaj.

Në ndeshjen e sotme në portë do të luajë Strakosha, në mbrojtje Balliu, Ismajli, Ajeti dhe Mitaj, në mesfushë Asllani, Ramadani, Laçi, Bajrami dhe Asani në ndihmë të Tucit në qendër të sulmit.

Gjatë momentit që u kënduan himnet e të dy vendeve, himni i Çekisë është pritur me vërshëllima nga Tifozët kuqezi, pas incidetit të ndeshjes së mëparshme, ku tifozët çekë provokuan rëndë, duke u tallur edhe me simbolet tona Kombëtare.

Share This Article