Rusia duhet të tërheqë të gjitha trupat e mbetura në kufirin e përbashkët mes dy shteteve, tha ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba. “Ne kemi një rregull, beso e kontrollo! Do ta besojmë kur ta shohim”, tha ai për gazetarët, i pyetur për raportimet se disa trupa ruse po kthehen në bazat e tyre. “Kur të shohim tërheqjen do ta besojnë çtensionimi”.
Ai shtoi se se Ukraina po ndjek përsëri rrugën diplomatike dhe po punon me vendet aleate për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.
Reagimi erdhi pasi zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov, tha: “Njësitë e rajoneve jugore dhe perëndimore që kanë përfunduar misionet e tyre kanë nisur të transportohen në garnizonet e tyre sot. Njësi të tjera të veçanta do të marshojnë në këmbë, si pjesë e karvanit ushtarak. Disa operacione stërvitore ushtarake janë kryer sipas planit, ndërsa operacione të tjera do të vijojnë”.
Forcat e Armatosura ruse po vijojnë stërvitje të mëdha ushtarake në disa zona. Në rrjetet sociale u transmetuan një ditë më parë pamje të tankeve ruse vetëm 15 minuta larg kufirit me Ukrainën. Sa për stërvitjen e përbashkët mes trupave ruse dhe atyre bjelloruse, Moska thotë se do të përfundojë më 20 shkurt.
Rusia ka pozicionuar rreth 130 mijë trupa pranë kufirit me Ukrainën dhe 30 mijë të tjera janë vendosur në Bjellorusi. Ndërkohë nëndetëse dhe mjete amfibe luftarake janë vendosur në Detin e Zi. Disa nga videot e postuara në rrjetet sociale po analizohet nga ekspertët e CNN, për të verifikuar vërtetësinë e tyre.
Pas lajmit se disa trupa ruse po tërhiqen, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova nuk i kursen sulmet ndaj shteteve perëndimore. Në një postim në Telegram, ajo shkroi: “15 shkurt 2022 do të futet në histori si dita kur propaganda perëndimore e luftës u turpërua dhe u shkatërrua pa u qëlluar një plumb i vetëm”, tha ajo.