Lionel Messi ka qenë futbollisti kryesor i Argjentinës në këtë Botëror, teksa një ditë më parë realizoi një gol dhe dhuroi një asist në fitoren 3-0 ndaj Kroacisë në gjysmëfinale.
Tashmë kur është vetëm 90 minuta larg ëndrrës së tij të triumfit në një Kupë Botë, Messi është shprehur se 90 minutat e së dielës do të jenë të fundit për të në kompeticionin më të rëndësishëm në botë për kombëtaret.
“Jam krenar që do të mund ta përfundoj karrierën time në Kupën e Botës duke luajtur në këtë finale. Ajo që po përjetoj është diçka emocionuese. Me siguri e diela do të jetë ndeshja ime e fundit në një Kupë Bote. Duhet të kalojnë shumë vite derisa të vijë Botërori i radhës (2026) dhe nuk mendoj se do të jem. Kështu që shpresoj të përfundoj në mënyrën më të mirë”.
Argjentina ka siguruar tashmë finalen dhe është në pritje për të mësuar kundërshtarin, i cili do të dalë nga gjysmëfinalja Francë-Marok që do të luhet këtë të mërkurë.