Tërhiqet qeveria Britanike: Nuk do të ketë pasaporta vaksinimi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qeveria britanike është tërhequr nga planet për pasaportën e vaksinimit kundër koronavirusit.

Sekretari për Shëndetin, Sajid Javid tha për BBC se nuk do të ketë një vendim të tillë. “Jam i lumtur të them se planet tona nuk do të vijojnë më tej”, shtoi ai.

Qeveria britanike kishte parashikuar të prezantonte pasaportën Covid këtë muaj, duke e bërë të detyrueshme posedimin e saj për të hyrë në klubet e natës apo evente të tjera me shumë njerëz.

Një studim i publikuar pak ditë më parë, ngrinte shqetësimin se prezantimi i pasaportës Covid mund të demoralizonte edhe më tepër njerëzit për të marrë vaksinën kundër koronavirusit.

Share This Article