Tërmet 6.8 shkallësh në Japoni

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në ditën e parë të majit Japoni është goditur nga një tërmet me 6.8 shkallë të Rihterit në bregun verilindor, ka bërë të ditur Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së.

Ai goditi në një thellësi rreth 47 kilometrash afër Ishinomakit, zonë e Miyagi, afër epiqendrës së tërmetit masiv të 2011-s, ku ishte shkaktuar një cunami duke lënë të vdekur mbi 18.000 njerëz.

Shërbimi Gjeologjik bën të ditur se tërmeti nuk la ndonjë rrezik për cunami pas goditjes, derisa bëhet e ditur se krijoi dridhje të fuqishme, raporton Reuters. Nuk raportohet për ndonjë të vdekur.

Share This Article