Tërmet i fortë godet Turqinë! Sa ishte magnituda e tronditjes

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Turqia lindore është goditur nga një tërmet i fuqishëm të shtunën, por nuk u raportua menjëherë për viktima apo dëme serioze, ka thënë shërbimi i vendit për fatkeqësitë, raportojnë mediat vendase.

Sipas informacioneve të bëra publike, tërmeti me magnitudë 5.2 të shkallës Richter goditi qytetin Puturge në provincën Malatya. Lëkundjet u regjistruan në një thellësi prej 6.7 kilometrash.

“Ne nuk kemi marrë asnjë raport negativ deri më tani. Ekipet tona vazhdojnë aktivitetet e tyre të skanimit në terren”, ka thënë guvernatori i Malatya, Aydin Barus, për Agjencinë shtetërore Anadolu.

Ministri i Mjedisit dhe Urbanizimit, Murat Kurum, shkroi në Tëitter se qeveria turke po ndiqte nga afër situatën.

Share This Article