Tetë persona kanë humbur jetën dhe një fëmijë ka mbetur i plagosur për shkak të shembjes së një shtëpie në Kabul. Ngjarja u regjistrua për shkak të lëkundjeve të një tërmeti që goditi Afganistanin të shtunën.
Tërmeti me magnitudë 5.9 ballë goditi sot provincën Hindu Kush të Afganistanit. Thellësia fokale e tërmetit ishte 177 km.
Tërmeti i fortë u ndje në kryeqytetin pakistanez Islamabad, në Kabul të Afganistanit dhe në Nju Delhi të Indisë.


