Tërmet i fortë në Greqi, panik në zonën e Janinës! Lëkundjet ndihen edhe në Shqipëri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.3 ballë të shkallës Rihter goditi në orët e para të mëngjesit veriperëndimin e Greqisë, pranë kufirit me Shqipërinë, raportojnë mediat greke. 

Sipas Institutit Gjeodinamik të Greqisë, lëkundja sizmike u regjistrua rreth orës 05:32. Epiqendra e tërmetit ndodhej rreth 12 kilometra në lindje të zonës së Leptokarisë në Thesproti, ndërsa thellësia ishte rreth 12.9 kilometra.

Vetëm katër minuta më vonë u regjistrua edhe një pasgoditje me magnitudë rreth 4.7 ballë në të njëjtën zonë, e cila ndodhet rreth 20 kilometra nga qyteti i Janinës dhe pranë kufirit me Shqipërinë.

Lëkundjet u ndjenë fuqishëm në Ishujt Jonianë dhe në pjesë të rajonit të Thesalisë.

Profesori i sizmologjisë, Efthimios Lekkas, në një deklaratë për median publike greke ERT, tha se të dhënat e para tregojnë për një tërmet relativisht të fortë që ka ndodhur në një thellësi të vogël.

Ai theksoi gjithashtu se zona ka histori aktiviteti sizmik dhe se tërmete të kësaj magnitude zakonisht nuk japin paralajmërim paraprak.

Deri më tani nuk ka raportime për dëme materiale apo persona të lënduar.

Share This Article