Tërmet i fuqishëm në Afganistan

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një tërmet i fuqishëm goditi në veri të Afganistanit, duke i detyruar banorët e disa qyteteve të dalin në rrugë.

Raporte për viktima apo dëme materiale nuk ka.

Instituti Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara tha se tërmeti kishte fuqinë prej 6.1 shkallësh të Richterit.

Sipas burimit të njëjtë, epiqendra u regjistrua 51 kilometra larg qytetit Jurm në provincën Badakhshan dhe në 200 kilometra thellësi.

Dridhjet e tokës janë ndjerë edhe në kryeqytetin e Indisë, Nju Delhi, dhe atë të Pakistanit, Islamabad.

Tërmetet janë të shpeshta në këtë rajon.

Në tetor të vitit 2015, mbi 400 njerëz kanë humbur jetën dhe disa mijëra kanë mbetur pa shtëpi nga tërmeti në Afganistan, Pakistan dhe Indi.

Share This Article