Tërmet i fuqishëm në Filipine

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

ilipinet janë tronditur nga një tërmet i fuqishëm. Mediat e huaja raportojnë se tërmeti i fortë u ndie në provincën Batanga, në ishullin Luzon në Filipine , herët në mëngjes.

Sipas të dhënave tërmeti u regjistrua me madhësi 6.3 të shkallën Rihter nga Instituti Filipinik i Sizmologjisë dhe Vullkanologjisë (PHIVOLCS) dhe Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC).

Sipas institutit, thellësia e tërmetit, e regjistruar në 07:43 (lokale), ishte 74 kilometra, ndërsa epiqendra e tij ishte 10 kilometra në veriperëndim të qytetit të Calatagan, rreth 100 kilometra në jug të kryeqytetit.

Instituti vlerësoi se nga goditja e fortë mund të jenë shkaktuar dëme. Sidoqoftë, deri më tani nuk ka informacion mbi viktimat ose dëmtimet serioze.

Filipinet shpesh goditen nga tërmetet, pasi arkipelagu ndodhet në të ashtuquajturën “Unaza e Zjarrit” të Oqeanit Paqësor.

Share This Article