Tërmet i fuqishëm në Filipine, autoritete paralajmërojnë për cunam

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një tërmet i fortë me magnitudë 6.6 goditi Vigën në Filipine ditën e sotme, ndërsa agjencia lokale sizmologjike lëshoi ​​një paralajmërim për cunam.

Epiqendra e tërmetit është në një distancë prej rreth 120 kilometrash në lindje të qytetit të Vigës, që ndodhet në provincën e Catanduanes.

Instituti Filipine i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë u bëri thirrje atyre që jetojnë pranë vijës bregdetare të provincave më të goditura të zhvendosen në qytete të tjera. Sipas institutit, ka gjasë që të ngrihet që një valë rreth 1 metër ose më shumë, veçanërisht në gjire.

“Qytetarët duhet të jenë vigjilentë për çdo dallgë të pazakontë. Ne i këshillojmë ata të qëndrojnë larg brigjeve”, tha për radiostacionin DZMM, Teresito Bacolcol, një zyrtar i agjencisë shtetërore sizmologjike.

Deri më tani nuk ka raportime për viktima apo dëme.

Share This Article