Një tërmet i shkallës 6.5 të Rihterit goditi veriun e Halmahera në afërsi të provincës së Sulawesi-it të Veriut, në Indonezi. Lajmi është bërë i ditur nga Qendra Gjermane për Kërkime Gjeografike GFZ (GFZ).
Agjencia Kombëtare e Motit dhe Klimës në Indonezi (BMKG) tha se tërmeti kishte një ndjeshmëri të shkallës 7.1 dhe thellësia ishte 111 km. Zëdhënësi i BMKG, Taufan Maulana i tha Reuters-it se nuk kishte shkaktuar dëme dhe tërmeti nuk përbënte një kërcënim për tsunami.
Indonezia ndodhet në zonën e ashtuquajtur ‘Pacific Ring of Fire’, dhe është goditur shpesh nga tërmetet që shoqërohen ndonjëherë nga tsunami.