Tërmet i fuqishëm në Turqi, lëkundje edhe në Greqi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një tërmet i fuqishëm goditi Turqinë të mërkurën.

Sipas Qendrës Sizmike Europiane Mesdhetare, magnituda e goditjes më të fortë ishte 6,2 e shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit ishte në Detin Marmara, pranë Stambollit, me një thellësi 6,2 kilometra.

Lëkundje të tjera të magnitudave 5, 4,4 dhe 5,3 pasuan në minutat në vazhdim, ndërsa ende nuk ka raportime për dëme.

Lëkundje të magnitudës 4 të shkallës Rihter pati edhe pak kilometra më në perëndim, në Ksanthi të Greqisë. Sipas EMSC, thellësia e tërmetit ishte 15 kilometra.

Share This Article