Tërmet në Filipine, të paktën 8 të vdekur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të paktën 8 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi dy tërmete goditën një provincë në Filipine.

Tërmetet, me magnitudë 5.4 dhe 5.9 ballë, goditën provincën Batanes, një arkipelag në veri të vendit në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

Kryebashkiaku Raul de Sagon tha se rreth 60 vetë u lënduan.

Shumë njerëz ndodheshin brenda shtëpive të tyre kur tërmetet goditën vendin.

Asnjë paralajmërim për tsunami nuk është lëshuar.

Oficeri i policisë, Uzi Villa, tha për AFP: “Ne pamë shtëpitë që lëkundeshin, disa nga muret e shtëpive u shembën dhe u rrëzuan mbi viktimat. Disa njerëz vdiqën, sepse po flinin ende kur ra tërmeti.”

Share This Article