Një tërmet me magnitudë 3.0 i shkallës rihter ka rënë në Korçë mbrëmjen e sotme. Ndonëse magnituda është shumë e vogël është ndjerë goxha pasi ka qenë në sipërfaqe.
Sipas EMSC thellësia e tërmetit ka qenë 0 kilometra. Sa i përket epiqendrës ka qenë në 4 kilometra larg Maliqit dhe 8 kilometra larg Korçës.
Nuk ka raportime për të lënduar apo dëme.