Lëkundje tërmeti janë ndjerë në Tiranë mëngjesin e sotëm. Lëkundjet janë ndjerë rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm.
Sipas Qendra Sizmologjike Evropiane, tërmeti ka qenë me magnitutë 3.5 ballë të shkallës Rihter.
Thellësia e lëkundjeve ka qenë rreth 2 kilometra, ndërsa epiqendra e saj ishte rreth 21 kilometra larg qytetit të Durrësit dhe 16 kilometra nga qyteti i Krujës.
