“‘Tërmet’ politik”, Mitsotakis mban fjalimin e fitores së zgjedhjeve në Greqi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka mbajtur fjalimin e fitores. Ai e ka quajtur fitoren si një ‘tërmet’ politik, ndërsa është shprehur se qytetarët duan një qeveri të pavarur.

“Demokracia e Re ka miratimin e qytetarëve për të qeverisur në mënyrë të pavarur dhe të fuqishme”, tha Kyriakos Mitsotakis nga zyrat e partisë në Pire, menjëherë pas fitores së madhe në zgjedhje .

Kyriakos Mitsotakis foli për një “tërmet politik”, ndërsa u shpreh krenar dhe i prekur nga “përqindja mbresëlënëse” dhe tha se do të përshpejtonte procedurat për shfaqjen e një qeverie të pavarur.

“Pjesëmarrja e mërgimtarëve tanë ishte një mesazh shpresëdhënës shtesë. Faleminderit atyre që na nominuan si fitues. Me votën e tyre treguan se e njohën atë që bëmë në këto katër vite. ‘ND’ ka miratimin e qytetarëve për të qeverisur në mënyrë autonome, këtë na kërkuan në mënyrë të theksuar dhe absolute. Na kërkuan që të ecim më shpejt në rrugën e reformave të guximshme”, tha Mitsotakis.

Share This Article