Shqipëria është goditur në orët e para të mëngjesit nga një seri tërmetesh, të cilat u dëgjuan jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë dhe Maqedoni.
Nga regjistrimi i tërmeteve në kohë reale, epiqendra e tërmetit më të madh ka qenë në Detin Adriatik, me 6.4 shkallë të Rihterit.
Tërmeti i parë që goditi Shqipërinë u regjistrua rreth orës 1 pas mesnatës dhe ishte 3.0 Shkallë të Rihterit.
Reth orës 3:00 Shqipëria do të goditej edhe me një tërmet tjetër të shkallës 4.4 të Rihterit dhe pak minuta më vonë ishte pësuar me një tjetër të shkallës 3.1.
Pas këtij tërmeti kishte ndodhur edhe goditja më e madhe e cila epiqendër kishte Detin Adriatik dhe që ishte me 6.4 ballë të Rihterit e pësuar nga një lëkundje tjetër po ashtu në Shqipëri me 5.4 ballë të Rihterit.
Tërmeti I fundit nga I cili u godit Shqipëria ishte ai para 50 minutave I shkallës 4.0 të Rihterit.