Rritet numri i të vdekurve nga tërmeti apokaliptik në Marok. Nga lëkundjet me magnitudë 7 të shkallës Rihter që goditën Marokun qendror, sipas autoriteteve marokene, deri më tani janë regjistruar 2012 viktima dhe 1404 të tjerë të plagosur rëndë, por numri pritet të rritet më tej pasi ekipet e shpëtimit gërmojnë nëpër rrënojat e shtëpive të shembura në zonat e thella të maleve të Atlasit të Lartë. Ndërkohë banorët e zonave të prekura e kanë kaluar natën jashtë.
Shumë nga vdekjet u tha se ishin në zona malore të vështira për t’u arritur.
Tërmeti goditi pas orës 23:00 me kohën lokale, në një thellësi relativisht të cekët 71 km në jug-perëndim të Marrakeshit, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së. Autoritetet shpallën 3 ditë zie kombëtare në nderim të viktimave.