Tërmeti apokaliptik, Presidenca insiston: Qeveria të përgjigjet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këshilltari i Presidentit të Republikës për Çështjet e Sigurisë Kombëtare, Bahri Shaqiri vijon që t’u qëndrojë deklarimeve në letrën që Presidenti i dërgoi kryeministrit Rama ku paralajmëronte se Shqipëria do të përfshihet nga një tërmet apokaliptik, i cili do të prekë Ballkanin duke cituar sizmiologun grek Akis Tsenelis.

Pa kaluar 4 orë nga letra dërguar kryeministrit Edi Rama mbi rrezikun që mund t’i kanoset vendit nga një tërmet me përmasa apokaliptike, Presidenti Ilir Meta nxori para mediave këshilltarin e tij për çështjen e sigurisë kombëtare për të përforcuar bindjen e tij se Shqipëria po kërcënohet nga një fatkeqësi natyrore.

Sipas këshilltarit të kreut të shtetit institucionet përgjegjëse nuk po e marrin seriozisht as paralajmërimet e sizmiolugut grek, dhe as ato të Presidenti.

“Greqia nuk është fqinje e Zelandës së Re, por e Shqipërisë. Vonesat dhe paaftësia e dëshmuar nga pasojat e tërmetit në Korçë, ishte dhe është e mjaftueshme që Meta të kërkojë marrjen e masave në kohë”, u shpreh këshilltari i Presidentit për sigurinë Bahri Shaqiri, i cili shtoi se Kryeministri dhe Ministrat duhet të përgjigjen, pasi çdo nënvlerësim do të shënohet nga Presidentit./TCh/

Share This Article