Tërmeti, dëmtohet njësia administrative në Dibër

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lëkundjet e mëngjesit të sotëm në verilindje të vendit kanë ngritur të tmerruar banorët nga shtrati dhe të gjithë kanë dalë në rrugë.

Mësohet se Njësia Administrative Gjoricë në Dibër është një nga më të prekurat, ashtu si dhe fshati Topojan në Njësinë Administrative Shupenzë ku gjithashtu ka banesa të dëmtuara.

Njësia administrative Gjoricë ka pësuar plasaritje dhe dëmtime dhe punonjësit kanë dalë nga zyrat nga frika.

“Njësia administrative është dëmtuar. Punonjësit janë larguar nga frika.
Godina është e plasaritur, kanë rënë tjegullat dhe po kështu është dëmtuar dhe një kënd. Në Topojan 4 banesa të plasaritura dhe në njësinë Gjoricë ka banesa të dëmtuara”, raportoi gazetari Enver Doçi.

Ndërkohë banorët tregojnë se kanë ndjerë 4 lëkundje dhe se kanë dalë të gjithë jashtë.
“U frikësuam, dolëm të gjithë nga shtëpia. Kanë qenë 4 lëkundje. I treti ka qenë më i fortë”.
“Dolëm të gjithë përjashta. Prisnim ndonjë lëkundje më të madhe, por shyqyr nuk pati”.
“Dolëm jashtë nga frika, ec e mos dil”.

foto galeri
foto galeri
foto galeri

Po kështu mësohet se është mbledhur shtabi i emergjencave, ndërsa banorët i janë drejtuar njësive administrative ku po raportojnë dëmet.

Share This Article