Tërmeti dëmtoi 14 shtëpi në Dibër

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dy lëkundje të forta tërmeti u ndjenë mëngjesin e sotëm, (29 tetor 2021)  në vendin tonë. Lëkundja e parë ishte me magnitudë 3.3 të shkallës Rihter, ndërsa lëkundja e dytë 4.5.

Epiqendra ka qenë në fshatin Topojan në Bashkinë e Bulqizës, me një thellësi 10 kilometra.

Nga tërmeti i rënë sot, ora 08:34, me epiqendër në qarkun Dibër, nga verifikimi në terren deri në orën 11.00,  rezultoi se nga tërmeti, janë evidentuar disa banesa te dëmtuara pjesërisht dhe në strukturë.

Në total janë dëmtuar 14 banesa.

Konkretisht në njësinë administrative Fushë Bulqizë janë dëmtuar 5 banesa.

Bilanci/ Tërmeti që ra sot dëmtoi 14 shtëpi në

Në njësinë administrative Ostren kanë pësuar dëme 3 banesa. Në Gjoricë 3 banesa, në Shupenzë një shtëpi, në Bulqizë 1 banesë dhe në Zeqeran 1 banesë.

Lëkundjet me magnitudë 4.5 të shkallës Rihetr u ndjenë rreth orës 08:00 të mëngjesit.

Sizmiologu Edmond Dushi, në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora sqaroi se tërmeti i sotëm i orës 8 nuk ishte lëkundja e parë pasi që nga pasditja e djeshme në Shqipëri kanë rënë 9 tërmete të tjera./Ora NEWS/

Share This Article