Tërmeti godet Athinën – Lëkundje 5.2 ballë Rihter, regjistrohen 20 pasgoditje

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një tërmet me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter ka goditur Greqinë. Sipas të dhënave zyrtare, lëkundjet u ndjenë 27 minuta pas mesnatës, ndërsa epiqendra ishte në Nea Stira, 70 kilometra në verilindje të Athinës, me magnitudë 5.2 ballë të shkallës rihter.

Mediat vendase raportojnë se gjithashtu pas lëkundjes së parë janë regjistruar mbi 20 lëkundje pasuese me intensitet më të ulët, ku më e forta ka qenë me magnitudë 2.8 Rihter.

Sipas ekspertëve, këto lëkundje janë të zakonshme pas një tërmeti të tillë dhe nuk përbëjnë shqetësim.

Nga raportimet, deri më tani nuk ka të mëdha për dëme apo të lënduar. Siç raportojnë mediat greke, Departamenti i Zjarrfikësve ka konfirmuar se nuk ka pasur telefonata për ndihmë apo dëmtime të tjera në ndërtesa.

Situata mbetet nën monitorim të vazhdueshëm nga autoritetet dhe institucionet sizmologjike.

Share This Article