Tërmeti i 26 Nëntorit, Rama: Jemi ngritur më të fortë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në 2 vjetorin e tërmetit të 26 nëntorit ku humbën jetën 51 persona, kryeministri Edi Rama shprehet se tragjeditë sprovojnë njerëzit, popujt, shtetet, por që nga kjo tragjedi Shqipëria ka dalë më e fortë.

Rama thekson se 2 vite pas asaj ngjarje, mund të thuhet pa drojë se Shqipëria është ngritur më e fortë.

Tragjeditë sprovojnë njerëzit, popujt, shtetet dhe dy vjet nga fatkeqësia marramendëse e tërmetit, duke kujtuar humbjet, plagët, dhimbjet e duke parë çka mundëm të bëjmë deri këtu, mund të themi pa drojë se sot jemi ngritur më të fortë e po ashtu mund të marrim frymë të lehtësuar, për faktin se mijëra familje të goditura prej asaj fatkeqësie sot janë më mirë se sa përpara goditjes prej saj”, shkruan Rama.

Rama shpreh mirënjohje për ata që dhanë ndihmën e parë, por edhe për ata që u realizuan dhe po bëjnë të mundur kthimin e banorëve të prekur nga tërmeti në banesa më të mira, më të forta dhe më të bukura.

Kujtoj me dhimbje familjet që humbën njerëz të dashur dhe mbetem mirënjohës pa fund për të gjithë ata që dhanë ndihmën e parë, që u solidarizuan nga të katër anët e vendit dhe të botës me të goditurit nga fatkeqësia, që punuan e punojnë pa pushim për të kthyer deri familjen e fundit në shtëpi më të mirë, më të fortë, më të bukur”, shkruan Rama./ATSH/

Share This Article