Tërmeti i fortë në Greqi ndihet në Turqi! Ndërron jetë 14-vjeçarja nga paniku, 69 të plagosur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë të shkallës Rihter pranë ishullit të Rodosit në orët e para të së martës tronditi banorët.

Aktiviteti sizmik u ndje edhe në Turqi, ku sipas mediave turke, një vajzë 14-vjeçare humbi jetën dhe 69 persona të tjerë u plagosën.

Siç njoftoi Ministri i Brendshëm turk Ali Yerlikaya, adoleshentja “u dërgua në spital” pasi “pësoi një atak paniku”, ku “për fat të keq, pavarësisht të gjitha përpjekjeve të mjekëve” humbi jetën.

Shumica e të plagosurve të tjerë u hodhën nga një lartësi sepse u kapën nga paniku për shkak të dridhjeve të forta sizmike, sqaroi ministri.

Mediat greke bëjnë të ditur se në Rodos, nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale.

Share This Article