Tërmeti i fuqishëm trondit Tajvanin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një tërmet me magnitudë 6.0 ka tronditur Tajvanin mëngjesin e së hënës, por nuk pati raportime të menjëhershme për dëme apo lëndime.

Këtë e ka bërë të ditur USGS (United States Geological Survey), duke shtuar se epiqendra ndodhej 38 kilometra larg qytetit Hualien dhe në një thellësi prej 10 kilometrash.

Ai u ndje në pjesën më të madhe të ishullit prej 24 milionë banorësh, përfshirë kryeqytetin Taipei, në veri. Gjithashtu tërmeti është ndjerë edhe në ngushticën e Tajvanit në provincën Fujian të Kinës kontinentale, tha transmetuesi shtetëror kinez CCTV.

Share This Article