Tërmeti i nëntorit i bëri 80 pallate të banueshme në Lezhë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Përfaqësuesi i komitetit Ndërministror për Emergjencat Civile në Qarkun e Lezhës, Etjen Xhafaj ka bërë të ditur sot bilancin e gjendjes aktuale, pas verifikimeve të bëra pas dëmtimeve që ndodhën nga tërmeti i 26 nëntorit.

Xhafaj është shprehur se ditët e fundit ka filluar një zhvendosje nga hotelet, pasi qytetarët kanë kërkuar të gjejnë strehim te të afërmit e tyre, 3 ditët e fundit janë larguar më shumë se 100 qytetarë nga hotelet në Shëngjin.

“Aktualisht 14 grupe verifikime të masës së rrezikut po konstatojnë dëmet në të gjitha pallatet. 80 pallate paraqesin rrezikshmëri të lartë dhe janë shpallur të pabanueshme”, tha Xhafaj.

Mësimi ka filluar normalisht ditën e sotme, urgjenca e spitalit të Laçit është funksionale tanimë dhe të gjitha të sëmurët janë transportuar drejt spitalit të Lezhës, raporton Top Channel.

Nesër do të zhvillohen takime në 3 bashki, për të vazhduar me plotësimin e listave që të plotësojnë sa më parë formularët për qiratë. Janë shpërndarë më tepër se 100 çadra dimërore dhe ka filluar sërish shpërndarja për në familjet në nevojë.

Share This Article