Tërmeti me magnitudë 6.7 Rihter godet Japoninë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shërbimi Meteorologjik i Japonisë lëshoi sot paralajmërim për cunami pas një tërmeti me magnitudë 6,7 shkallë që ndodhi larg brigjeve të pjesës veriore të vendit.

Tërmeti u regjistrua në orën 17:03 sipas kohës lokale, larg prefekturës Iwate, dhe ekziston rreziku për cunami deri në një metër lartësi, sipas të njëjtit burim, të cituar nga AFP.

Sipas rrjetit publik NHK, të cituar nga Reuters, Japonia lëshoi sot paralajmërim për cunami për prefekturën Iëate, në pjesën veriore të vendit, duke u bërë thirrje banorëve të qëndrojnë larg zonave bregdetare. Cunami pritet të jetë rreth një metër i lartë, shtoi NHK.

Share This Article