Tërmeti në Izmir – Regjistrohet viktima e parë shqiptare, djali i saj rëndë në spital

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Regjistrohet viktima e parë me origjinë shqiptare nga tërmeti tragjik në Izmir.

Ambasadori shqiptar në Turqi, Kastriot Robo deklaron për abcnews se viktima është një grua me origjinë nga Kosova. Viktima është Nazmie Doraja 62-vjeç.

Ndërkohë që djali i saj 28-vjeç është në gjendje të rëndë në spital, raporton për mediat një student shqiptar në Izmir.

Nënë e bir u zunë poshtë nga rrënojat e tërmetit të fuqishëm që goditi ditën e djeshme Izmirin duke lënë shumë viktima dhe të lënduar.

Ndërkohë që kërkimet nën rrënoja ende vijojnë nga autoritetet turke.

Share This Article